Moti ekstrem në Bosnje-Hercegovinë – shfaqen pamje të reja dramatike

- Bota Sot

Moti ekstrem në Bosnje-Hercegovinë – shfaqen pamje të reja dramatike

Pamje të rënda nga stuhia e shpejtë kanë tronditur Maoçin në afërsi të Brçkos të Bosnje-Hercegovinës.

Banorët raportojnë dëme të konsiderueshme – çati të dëmtuara dhe degë të rrëzuara – ndërsa stuhia u zgjat për vetëm disa minuta, por me intensitet të jashtëzakonshëm, duke lënë pas frikë dhe rrënoja.

Gjithashtu Bihaçi u përfshi nga një stuhi e papritur, e karakterizuar nga reshje intensive dhe erëra të fuqishme.

Sipas N1 BiH, stuhia “shkatërroi gjithçka përpara vetes” – rrëzoi pemë, dëmtuan çati, goditën automjete dhe copëtuan pjesë të infrastrukturës lokale.

Një pamje e bujshme tregon sesi era i rrëmben mobiliet e kopshtit të një kafeneje, duke krijuar kaos në terren.

Meteorologët paralajmërojnë se këto stuhitë e papritura, të ndikuara nga përzierja e valës së nxehtë dhe depërtimit të ajrit të ftohtë, mund të sjellin edhe rrufe, breshër dhe përmbytje kryesisht në pjesën veriperëndimore të vendit, përfshi Bihaçin. 



Read it all at Bota Sot