Ujka jep “sinjale” largimi: Është momenti i duhur që të bëj hapin jashtë

- Bota Sot

Ujka jep “sinjale” largimi: Është momenti i duhur që të bëj hapin jashtë

Egnatia ka triumfuar në shtëpi përballë Breidablik, në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, përfundoi 1-0. Pas këtij dueli ka folur mesfushori, Serxho Ujka.

“Ndeshje fantastike në stadiumin tonë, fusha është ajo që jemi mësuar të luajmë përherë.

Ne kemi përgatitur gjithë javën skemën me Ndrecën, por futbolli i tillë është, duhet të përgatitesh për çdo lloj situate që vjen. Ishte një ndeshje me tematikë tjetër, sepse nuk duhet të rrezikonim shumë.

Me këmbë në tokë ndeshjen tjetër të bëjmë maksimumin dhe të kualifikohemi.

 Një aventurë fantastike, një nga aventurat më të mira në karrierën time. Ndihem shumë i lumtur tek Egnatia. Është momenti i duhur që të bëj hapin jashtë. Besoj ka ardhur momenti”, tha Ujka.



Read it all at Bota Sot