Gruda i jep fitoren në shtesë Egnatias ndaj islandezëve

- Bota Sot

Gruda i jep fitoren në shtesë Egnatias ndaj islandezëve

Egnatia e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në Ligën e Kampioneve pasi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Breidablik në stadiumin e saj në Rrogozhinë.

Skuadra e Edlir Tetovës, ashtu siç pritej, ka dominuar në lojë dhe në raste përballë islandezëve, të cilët kërkonin të administronin rezultatin më shumë në pritje të ndeshjes së dytë.

Rastet radhazi të shpërdoruara si dhe një traversë e goditur nga rrogozhinasit bënë të mendohej se fati i kësaj ndeshje ishte vendosur për një barazim.

Por pikërisht në shtesën e saj, debutuesi Gruda, me një kundërsulm perfekt shënoi golin e fitores 1-0 që i jep një avantazh ekipit rrogozhinas për kualifikimin pas një ndeshje që u kthye në një festë të mirëfilltë për tifozerinë vendase.



Read it all at Bota Sot