Anglia e detyruar për të fituar, Holanda me një këmbë në çerekfinale

- Bota Sot

Anglia e detyruar për të fituar, Holanda me një këmbë në çerekfinale

Kampionet në fuqi të Europianit të futbollit për femra do të kenë sot një ndeshje të vështirë. Anglia nisi turneun në Zvicër me një humbje që i shkaktoi Franca ndërsa sot do të ndeshen me Holandën në “Stadion Letzigrund” në Cyrish në një duel që vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH Sport.

Anglia nuk do të kualifikohej për më tej nëse humb me Holandën dhe Franca shmang humbjen me Uellsin. Ndërsa Holanda do të siguronte kualifikimin nëse mund Anglinë dhe Uelli nuk mund Francën.

Komisarja teknike e Anglisë, Sarina Wiegman, përpara këtij takimi tha: “Po, për ne është një finale. Shpresoj shumë që tani të kemi pesë të tilla. E dinim që në fillim se ky grup do të ishte shumë i vështirë. Ndeshjen e hapëse e kishim përballë një rivaleje të fortë dhe e njëjta gjë vlen edhe për takimin e radhës. Ne do të japim gjithçka në fushë”.

Ndërsa komisari teknik i Holandës, Andries Jonker, në konferencën për shtyp tha:

“Më vjen keq që Anglia është në të tilla kushte pasi kam shumë miq atje. Në fushë ato do të mundohen që ta mundin dhe ne duam që të bëjmë të njëtën gjë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e tendosur. Kërkojmë kualifikimin”.

Formacionet e mundshme:

Angli: Hampton; Bronze, Williamson, Greenwood, Charles; James, Walsh, Stanway; Kelly, Russo, Hemp

Holandë: Van Domselaar; Casparij, Jansen, Buurman, Brugts; Groenen, Van de Donk, Kaptein; Pelova, Miedema, Roord



Read it all at Bota Sot