Galatasaray paguan klauzolën

- Bota Sot

Galatasaray paguan klauzolën

Zhvillime të rëndësishme në tratativat për transferimin e Victor Osimhen te Galatasaray.

Sipas asaj që raporton gazetari italian Orazio Accomando, nënkryetari i klubit turk, Abdullah Kavukçu, ka mbërritur në Milano i shoqëruar nga ndërmjetësi George Gardi për të mbyllur marrëveshjen me Napolin.

Takimi me drejtorin sportiv të klubit napolitan, Giovanni Manna, është zhvilluar në hotelin “Palazzo Parigi”, ku Galatasaray ka vendosur të rrisë ofertën për sulmuesin nigerian.

Oferta e re është në përputhje me klauzolën e largimit prej 75 milionë eurosh, që vlen për klubet jashtë Italisë. Osimhen, nga ana e tij, e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Galatasaray, dhe është gati të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 16 milionë euro në sezon.

Nëse marrëveshja finalizohet, Napoli është gati të lëvizë me një ofensivë për të transferuar sulmuesin uruguaian të Liverpool-it, Darëin Nunez. Ky operacion ka ndikim edhe në merkaton e Interit. Nëse Galatasaray siguron shërbimet e Osimhen, do të heqë dorë nga interesimi për mesfushorin Hakan Çalhanoğlu, një nga pikat kyçe të ekipit zikaltër.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka qenë gjithmonë i vendosur për të mos ulur kërkesën financiare: klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh mbetet e panegociueshme.



Read it all at Bota Sot