Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka emëruar zëvendëszëdhënësin, i cili do të jetë i kyçur në komunikim me mediat dhe publikun.
Nga dje, rolin e zëvendëszëdhënësit do ta kryej gazetari i njohur sportiv, Mahir Thaçi.
Ai është gazetar që ndjek nga afër reprezentacionin e Maqedonisë në futboll, - raporton Open-TV.
Thaçi do të jetë në dispozicin të mediave për aktivitetet në FFM dhe për punën në federatë.