Lojtarja nga Kosova egjistroi tri rekorde të reja në Kampionat Evropian!

- Bota Sot

Lojtarja nga Kosova egjistroi tri rekorde të reja në Kampionat Evropian!

Kosovare Asllani po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Kombëtares së Suedisë.

Futbollistja kosovare i drejtoi skandinavet drejt fitores së radhës ndaj Polonisë me rezultat 3:0 për ta siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

35-vjeçarja ishte protagoniste në ndeshje ne zhvilluar në Luzern të Zvicrës dhe e shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.

E krahas paraqitjes solide ndaj polakeve, 35-vjeçarja regjistroi rekorde të reja në ndeshjen e mbrëmshme.

Kosovarja u bë futbollistja e parë e Kombëtares suedeze që shënon gola në katër Kampionate Evropiane.

Paraprakisht kishte realizuar edhe në Evropianët 2009, 2013 e 2022.

Gjithashtu, Asllani me 35 vjet e 344 ditë bëhet lojtarja më e vjetër që ka shënuar gol për Suedinë në një Kampionat Evropian.

Ndër të tjera, rekordi i saj i tretë mbrëmë ishte se ajo u bë lojtarja e parë e Suedisë që i zhvillon 20 ndeshje në fazën finale të Kampionateve Evropiane.

“Është ndjenjë e veçantë, por për momentin po mendoj vetëm për fitoren.

Tani duhet të pushojmë, të rikuperohemi dhe të fokusohemi për ndeshjen e së shtunës.

Por, gjithmonë është e veçantë ta shkruash historinë”, deklaroi Asllani për uebfaqen zyrtare të UEFA-s.

Ajo e zhvilloi mbrëmë ndeshjen e 201-të në fanellën e Suedisë, ndërsa në këtë periudhë i ka shënuar 49 gola.

Suedia do të përballet të shtunën ndaj Gjermanisë në përballjen direkt për pozitën e parë në grup.



Read it all at Bota Sot