Ky është vendimi ipërfundimtar për Vedat Muriqin në lidhje me klubin spanjoll

- Bota Sot

Ky është vendimi ipërfundimtar për Vedat Muriqin në lidhje me klubin spanjoll

Vedat Muriqi ka zgjatur qëndrimin e tij te Mallorca. Sulmuesi i Kosovës ka firmosur kontratë të re me klubin spanjoll, që do ta mbajë të lidhur me ishullorët deri në vitin 2029.

Edhe pse kishte disa oferta konkrete nga klubet turke gjatë kësaj vere,

Muriqi vendosi të refuzojë largimin dhe të vazhdojë aventurën në La Liga.

Ai ka qenë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Mallorcas në sezonet e fundit, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke fituar zemrat e tifozëve.

Lojtari 30-vjeçar ka shprehur vazhdimisht dashurinë për klubin dhe jetën në Spanjë, dhe vazhdimi i kontratës vjen si sinjal i qartë i besimit të ndërsjellë mes tij dhe klubit.

Muriqi do të jetë një nga shtyllat kryesore të Mallorcas në sezonin e ri në La Liga.



Read it all at Bota Sot