Mes dhimbjes dhe lotëve, lojtarët e Liverpool rikthehen në stërvitje

- Bota Sot

Mes dhimbjes dhe lotëve, lojtarët e Liverpool rikthehen në stërvitje

Lojtarët e Liverpool janë rikthyer për fazën përgatitore parasezonale në qendrën e stërvitjes AXA të klubit, vetëm pak ditë pas funeralit të Diogo Jota, të shtunën.

Sulmuesi portugez humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë të enjten e kaluar së bashku me vëllain e tij Andre Silva.

Në funeralin e tyre, në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar, pranë Porto, morën pjesë shumë nga shokët e ekipit dhe stafi i sulmuesit portugez të Liverpool.

Disa nga skuadra e Arne Slot ishin planifikuar të ktheheshin për stërvitjen parasezonale të premten, por klubi e shtyu kthimin e tyre pas aksidentit.

Mohamed Salah, Andy Robertson, Conor Bradley dhe Wataru Endo ishin ndër lojtarët e fotografuar duke mbërritur në qendrën stërvitore. Të gjithë ishin me kokën ulur e të trishtuar për ngjarjen tragjike të ish-shokut të skuadrës.

Ndeshja e parë miqësore parasezonale e Liverpool është planifikuar të dielën kundër Preston, në Deepdale, por kampionët e Premier League ende nuk kanë njoftuar nëse ndeshja do të zhvillohet.

“Reds”, të cilët do të luajnë kundër fituesve të FA Cup, Crystal Palace, në Community Shield më 10 gusht, janë planifikuar gjithashtu të përballen me Milan në Hong Kong dhe skuadrën e J1 League, Yokohama, në Japoni në fund të këtij muaji..



Read it all at Bota Sot