Teuta “blindohet” në portë dhe mbrojtje

- Bota Sot

Teuta “blindohet” në portë dhe mbrojtje

Gentian Selmani dhe Florian Përgjoni janë dy futbollsitët e ri të Teutës.

Pasi mbyllën aventurën e tyre në kryeqytet me Tiranën, dy lojtarët veshin fanellën e “Djemve të Detit”.

Teuta nis “zjarr” merkaton, duke prezantuar dy futbollistë me eksperiencë në futbollin shqiptar. Kështu, klubi durrsak “blindon” si fillim portën dhe krahun e majtë të mbrojtjes.

Vlen të përmendet se edhe Rustem Hoxha është shumë pranë kalimit tek Teuta. Për Hoxhën do të jetë një rikthim, teksa kalimi i tij nga Dinamo te durrsakët është i kryer dhe mungon vetëm zyrtarizimi.



Read it all at Bota Sot