Terr televiziv në Estoni, “Guerrils” nuk e lënë vetëm ekipin

- Bota Sot

Terr televiziv në Estoni, “Guerrils” nuk e lënë vetëm ekipin

Ndeshja e Partizanit në transfertën e Kaljus është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Kalju ka njoftuar se nuk do të ketë transmetim të drejtpërdrejt për ndeshjen në Talin. 

Në këtë mënyrë, u bën thirrje të gjithë tifozëve të shkojnë në stadium.

Po ashtu deri tani nuk është njoftuar asnjë kanal që ka fituar të drejtën e transmetimit në Shqipëri.

Duket strategji e Kaljus për të mbledhur sa më tepër tifozë, pasi vazhdimisht ka bërë thirrje për mbështetje.

Për më tepër, shitja e biletave ka nisur duke reklamuar përballjen e fortë që i pret me Partizanin, si dhe atmosfera që pritet nga tifozëria e kuqe.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë që nis sezonin e ri te Partizani.

Të kuqtë kthehen në fushë si skuadër e konsideruar favorite në Europë. Kalju aktualisht mban vendin e katërt në Estoni, ndërsa në maj fitoi Kupën.

Partizani do të fillojë sezonin 2025-26 me transfertë. Do të jetë udhëtim i largët, pasi Europa i rezervoi Kaljun. Ndeshja e parë me ta do të luhet në Talin, nesër ora 18:45. Të kuqtë nuk do të jenë vetëm, pasi krah tyre do të qëndrojë lojtari i 12-të, “Ultras Guerrils”.

Grupimi i tifozëve që mbështet Partizanit ka vendosur të mos mungojë. Kështu, edhe tifozët e Partizanit do të identifikohen në “Kadriorg Stadium”. Distanca tokësore mes Tiranës dhe Talinit është rreth 2800 kilometra. Me avion ky udhëtim shkon deri në 3 orë.



Read it all at Bota Sot