Futbollisti anglez, Jordan Henderson pritet të largohet nga Ajaxi gjatë afatit të verës.
Edhe pse mesfushori ka kontratë me klubin holandez deri në vitin 2026, 35-vjeçari planifikon të largohet.
Hendo dëshiron të luajë në një tjetër vend të Europës dhe mund të ndodh edhe kthimi në Premier League.
Kujtojmë që Hendo te Ajaxi luajti 45 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri gjashtë asiste.