Muriqi: Ndiej krenari dhe kënaqësi

- Bota Sot

Muriqi: Ndiej krenari dhe kënaqësi

Vedat Muriqi ka rinovuar kontratën e tij me Mallorcan deri në vitin 2029.

Pas nënshkrimit të kontratës, Muriqi është shprehur i emocionuar, teksa theksoi se ndien krenari.

“Mbi të gjitha, ndiej krenari dhe kënaqësi.

Është një nder të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr me këta njerëz këtu dhe të vazhdoj të rritem me ta. Do të thotë shumë për mua.

Kjo është arsyeja pse jam i emocionuar që do të jem me Mallorcën për dy vjet të tjera. Pa dyshim, të vij këtu është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë.

Mallorca, për mua, është ëndrra më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Dhe nuk do ta ndryshoj këtë”, është shprehur sulmuesi shqiptar.



Read it all at Bota Sot