Mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

- Bota Sot

Mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

Jurgen Goxha do të vazhdojë karrierën te skuadra e Lushnjës, që militon në Kategorinë e Parë.

Bëhet me dije se palët kanë arritur akordin, teksa 32-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Erion Xhafa për sezonin e ri futbollistik, teksa ditën e sotme u prezantua me fanellën verdhejeshile. 

Vlen të theksohet fakti se në edicionin e fundit Goxha ishte pjesë e skuadrës së Besës, ku në disa ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit. 

Gjatë karrierës të tij 32-vjeçari është aktivizuar me shumë skuadra si Sukthi, Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Shënkolli, Tirana, Bylis, Gabala, Sabail, Egnatia, Teuta dhe Besa.  

Për sa i përket trofeve, Goxha ka fituar Kupën e Shqipërisë me Egnatian në sezonin 2022-23.



Read it all at Bota Sot