Shpëton Lyoni, me vendimin e ri mbetet në Ligue 1

- Bota Sot

Shpëton Lyoni, me vendimin e ri mbetet në Ligue 1

Olympique Lyoni ka marr një lajm të mirë. Komiteti i ankesave ka marr vendim që skuadra franceze të mbetet në Ligue 1 edhe për sezonin e ri.

Këtë e ka konfirmuar Olimique Lyon përmes një deklarate zyrtare.

”Olympique Lyonnais mirëpret vendimin e sotëm të DNCG për ta mbajtur Klubin në Ligue 1. OL falënderon Komitetin e Ankesave për njohjen e ambicies së menaxhmentit të ri të Klubit, i cili është i vendosur të sigurojë menaxhim serioz në të ardhmen.

Menaxhmenti i ri, i mbështetur nga angazhimi dhe përkushtimi i aksionarëve dhe huadhënësve tanë, është jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen e marrë si brenda ashtu edhe jashtë Klubit, duke përfshirë edhe nga mbështetësit, punonjësit, lojtarët, partnerët dhe zyrtarët e zgjedhur.

Vendimi i sotëm është hapi i parë në rikthimin e besimit te Olympique Lyonnais. Tani mund ta përqendrojmë vëmendjen tonë te objektivat tona sportive dhe të përgatitemi plotësisht për sezonin e ardhshëm.”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që në muajin qershor, Lyon është përjashtuar nga Ligue 1, pasi organi mbikëqyrës financiar i futbollit francez e cila vendosi ta rrëzonte Lyonin në Ligue 2, shkaku i problemeve financiare.

Lyoni, sezonin e kaluar kishte përfunduar sezonin në vendin e 6-të në Ligue 1.



Read it all at Bota Sot