Lojtari shqiptar tregon një detaj: Ivan Rakitiç më telefonoi

- Bota Sot

Lojtari shqiptar tregon një detaj: Ivan Rakitiç më telefonoi

Mesfushori shqiptar, Adrion Pajaziti, u prezantua të mërkurën në sallën e shtypit të stadiumit Polud, pasi mbërriti në Hajduk Split nga klubi i Ligës Premier, Fulham, si një nga dëshirat e trajnerit Gonzalo Garcia.

Pajaziti tregon se çfarë i tha legjenda kroate Ivan Rakitiç.

“Rakitiç më telefonoi para se të nënshkruaja për Hajdukun. Më tha gjëra të bukura dhe më tha të vija te Hajduku.

Ai është një legjendë.

Mora numrin 4 pas tij. Ai ishte i shkëlqyer te Barcelona me atë numër. Mund të mësoj shumë prej tij”, tha Pajaziti.



Read it all at Bota Sot