Egnatia ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë, në turin e parë të Champions League kundër Breidablik në shifrat 1:0.
Goli i Grudës mjaftoi që kampionët e Shqipërisë të kenë një avantazh të lehtë për ndeshjen e kthimit kundër islandezëve.
Por nëse Egnatia e mbyll detyrën me sukses deri në fund, atëherë do të përballet në turin e dytë të Champions League ndaj Lech Poznan, kampionen e Polonisë.
Për këtë arsye në Poloni e kanë pasur një sy nga ndeshja e mbrëmshme për të parë kundërshtarin e tyre të ardhshëm.
Pavarësisht se Egnatia fitoi ndaj islandezëve, çuditërisht, media polake, Sportowy Poznan, kuoton më lartë Breidablik sesa ekipin shqiptar.
Sipas tyre, islandezët ishin më të organizuar, ndërsa Egnatia ishte më kaotike, pavarësisht rasteve dhe posedimit të topit. Pika më e fortë e Egnatias vlerësohet kundërsulmi, ndërsa në përgjithësi media polake thotë se shqiptarët ishin pak të çorganizuar dhe sipas tyre, nuk kanë asnjë mundësi që të befasojnë Lech Poznan në një nivel të tillë, nëse kalojnë turin e parë. Jo vetëm Egnatia, por edhe Breidabliku, përtej një vlerësimi pak më të mirë për kundërshtarin tonë, për islandezët.
Ja se çfarë shkruan media polake:
“Në ndeshjen e së martës, skuadra vendase kishte avantazhin vizual, veçanërisht në pjesën e parë, siç dëshmohet nga posedimi i tyre i lartë i topit.
Ata u përpoqën të thyenin mbrojtjen islandeze me një sulm pozicional, duke përdorur mbrojtës të krahut të nivelit shumë të lartë që vazhdimisht vraponin pas mbrojtjes kundërshtare, duke krijuar një avantazh në zonat e gjera të fushës.
Vendasit e kishin topin shumë më shpesh në zonën e penalltisë së kundërshtarit, por vendimmarrja e tyre mungonte qartë në të tretën e fundit.
Vetëm drejt fundit të ndeshjes ata tentuan disa gjuajtje nga distanca, njëra prej të cilave u prit nga traversa e portierit Breidablik. Islandezët, nga ana tjetër, u dukën shumë më të organizuar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Loja e Egnatias kishte mungesë të dukshme organizimi, lëvizje kaotike sulmuese dhe vështirësi në përfundimin e lëvizjeve. Dy sulmues luajtën veçanërisht dobët: Saloiu Guindo, i cili e nisi ndeshjen, dhe Soumaila Bakayoko, i cili u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.
Lojtarët e Breidablik gjithashtu luftuan me efektivitetin e tyre, duke humbur dy mundësi të shkëlqyera. Islandezët luajtën mirë në një pozicion të ulët mbrojtës, por patën vështirësi të mëdha në përmbajtjen e kundërsulmeve të Egnatias.
Ata pësuan një gol pas njërit prej tyre në fund të ndeshjes.
Duket se as Egnatia dhe as Breidablik nuk kanë mundësi të befasojnë Lech Poznan. Kampioni polak do të jetë favoriti i qartë në të dyja ndeshjet kundër kampionëve të Shqipërisë dhe Islandës, dhe qëllimi i tyre do të jetë sigurimi i një vendi në raundin e tretë kualifikues”, shkruan media polake.