Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

- Bota Sot

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Qendra Kombëtare për Menaxhimi Kufitare ka bërë të ditur se është hapur qarkullimi në pikën kufitare Hani i Elezit –  Bllacë.

Në njoftimin thuhet se ende është i mbyllur Terminali Doganor.

“Ju informojmë se është hapur kufiri për qarkullim në hyrje- dalje për të gjitha automjetet, ndërsa në Terminalin Doganor ende është i mbyllur qarkullimi për automjete për bartjen e mallrave”.

“Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.



Read it all at Bota Sot