Klubi nga liga e tretë kroate vazhdon të shes lojtarë me miliona euro

- Bota Sot

Klubi nga liga e tretë kroate vazhdon të shes lojtarë me miliona euro

Dy klube të Ligë Premier, Aston Villa dhe Brighton, janë duke e monitoruar nga afër Rodolfo Aloko, talentin 18-vjeçar të NK Kustosijas, raporton Daily Mail.

Aloko, që përfaqëson Beninin në nivel ndërkombëtar, debutoi për kombëtaren muajin e kaluar dhe tashmë ka zgjuar interesimin e disa klubeve të njohura evropiane, përfshirë emra si Sevilla, Eintracht Frankfurt dhe Leipzig.

Edhe pse Kustosija garon në kategorinë e tretë të futbollit kroat, trajneri i njohur Andy Bara ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm skautimi dhe ka arritur marrëveshje të rëndësishme për talentët e klubit.

Këtë javë, mesfushori Lovro Chelfi u transferua te Barcelona, duke ndjekur shembullin e Mika Faye, i cili vitin e kaluar u bë lojtari i parë i Kustosijas që u shit jashtë vendit për një shumë të madhe.

Sipas Daily Mail, klubet angleze janë të gatshme të ofrojnë rreth 5.5 milionë euro për shërbimet e Alokos. Në sezonin e kaluar, beninezi zhvilloi 12 ndeshje me ekipin e parë të Kustosijas në ligë, si dhe tre ndeshje me ekipin e juniorëve.

Aloko shihet si një nga talentët më premtues afrikanë në Evropë dhe transferimi i tij pritet të jetë një nga më të bujshmit për një lojtar që vjen nga një klub i kategorisë së tretë.



Read it all at Bota Sot