KF Bashkimi 1947 po përgatitet

- Bota Sot

KF Bashkimi 1947 po përgatitet

KF Bashkimi 1947 nga Kumanova ka disa ditë që i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri 2025/26. E në stërvitje janë parë edhe disa disa emra të rinj. Megjithate, këtu nuk kanë përfunduar të gjitha prurjet.

Kryesia e klubit e përbërë me njerëz të rinj dhe ambicioz është e mobilizuar deri në maksimum për të bërë gjëra të mëdha.

Ata po punojnë pandëprerë!

Zyret e klubit janë shndërruar në një shtëpi për të gjithë! Po veprojnë si një familje!

Nga KF Bashkimi 1947 kanë palajmëruar edhe disa fytyra të reja në ditët në vijim, me qëllim që Bashkimin ta bëjnë një skuadër sa më konkurruese në Ligën e parë-një Bashkim europian!

Angazhimi i trajnerit të ri, Muarem Muarem me stafin e tij kanë rritur seriozitetin dhe disiplinën në ekip.

Muarem ka pasur një karrierë të pasur si lojtar, dhe tani edhe si trajner ambicioz do të sjell një atmosferë pozitive në skuadër.

Bashkimi është një klub me traditë të madhe. Në sezonin 2004/05 shkroi historinë duke e fituar kupën e Maqedonisë, dicka që për herë të parë i kishte ndodhur një skuadre shqiptare në futbollin e Maqedonisë.



Read it all at Bota Sot