Kudus te Tottenham, punë e kryer

- Bota Sot

Kudus te Tottenham, punë e kryer

Tottenham ka arritur një marrëveshje me West Ham për të transferuar mesfushorin Mohammed Kudus për një shumë prej 55 milionë funtesh.

Reprezentuesi ganez tani pritet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore përpara se të nënshkruajë një kontratë afatgjatë.

BBC Sport raportoi të shtunën se West Ham e kishte refuzuar fillimisht një ofertë prej 50 milionë funtesh, por marrëveshja tashmë është mbyllur.

Kudus, i cili ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë funtesh, iu bashkua West Hamit nga Ajax në vitin 2023 për 38 milionë funte. Ai ka zhvilluar 65 paraqitje në Premier League me klubin, duke shënuar 13 gola dhe dhënë nëntë asistime.

Të paktën gjashtë klube të mëdha kanë treguar interes për Kudus javët e fundit, por burime të sigurta i kanë thënë BBC Sport se 24-vjeçari i ka dhënë përparësi kalimit te Spurs.



Read it all at Bota Sot