Festë e çmendur

- Bota Sot

Festë e çmendur

Lamine Yamal është ylli që çuditi botën e futbollin në sezonin e shkuar.

Gjithcka filloi me një performancë fantastike te Spanja dhe më pas niveli u mbajt dhe u rrit më tepër, te Barcelona.

Në datën 13 korrik, ylli i katalanasve, Lamine Yamal, do të mbush 18-vjeç dhe siç e kishte premtuar, do të organizojë një festë të madhe që do të mbahet mend dhe do të flitet gjatë.

Festa është planifikuar të mbahet në Ibiza, por nuk dihet saktësisht destinacioni i organizimit të festës atje, do të jetë një vend i panjohur. Telefonat celularë do t’u konfiskohen të gjithë të ftuarve, në mënyrë që përmbajtja e festimit të ditëlindjes të mos përfundojë në rrjetet sociale dhe në media.

Disa media spanjolle raportuan se Lamin Yamal vendosi të blinte për ditëlindjen e tij të 18-të një gjerdan ari dhe diamantesh me vlerë deri në 400,000 euro! Disa thonë se kjo është një dhuratë e blerë nga vetë Lamine Yamal për veten e tij dhe të tjerë thonë se është e dhuruar, por kjo ka pak rëndësi, gjerdani do të mbajë inicialet “LY” dhe 400.000 euro do të jetë të vendosura në qafën e Lamine Yamal.



Read it all at Bota Sot