Kombëtarja e Anglisë në konkurrencën e femrave, është treguar shumë e fortë në duel me Holandën.
Vashat e Anglisë e deklasuan skuadrën holandeze, me rezultat 4-0, të mërkurën në kuadër të Grupit D në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zvicër.
Futbollistet e Anglisë gjatë terë ndeshjes, bën lojë më të mirë, krijuan më shumë raste dhe shënuan katër gola.
James (22’, 60’), Stanway (45+2’) dhe Toone (67’), shënuan për fitoren e Anglisë e cila bën hapin e madh në garën për të kaluar në rundin tjetër të garave.
Anglia ka tri pikë, aq sa kanë edhe Holanda dhe Franca. Xhiroja e ardhshme do të vendos për skuadrat që do të kalojnë në rrethin tjetër të këtij eventit të futbollit.