Kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu, beson e shpreson se do të dalin me rezultat të favorshëm në përballje me skuadrën nga Islanda, Víkingur Reykjavík.
Përballja luhet nesër (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është ndeshje e parë e rrethit të parë kualifikues të Conference League.
Kryeziu tha: “Na pret një përballje e vështirë me një ekip shumë cilësor.
Vikingur është fizikisht i fortë dhe luan futboll ofensiv, por ne jemi përgatitur maksimalisht për të qenë në nivelin e duhur".