Napoli vazhdon të ndjekë me ngulm objektivin për të përforcuar repartin ofensiv, por ideja e klubit për sulmuesin kryesor nuk ka ndryshuar, Darvin Nunjez mbetet dëshira e parë.
Pavarësisht interesit të Milanit për Lorenzo Lukën, drejtuesit napolitanë vazhdojnë të jenë në krye të garës për sulmuesin e Udinezes, edhe pse e shohin si një “plan B”, në pritje të zhvillimeve me uruguaianin e Liverpulit.
Drejtori sportiv Mauro Meluzo dhe koordinatori i merkatos Xhovani Mana kanë lëvizur konkretisht për Nunjez, duke paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë bonuse.
Një propozim serioz, por ende larg kërkesës së klubit anglez, i cili nuk heq dorë nga pretendimi prej 60 milionësh për të liruar ishsulmuesin e Benfikës. Prandaj ata e kanë refuzuar ofertën e bërë nga skuadra e Napolit.