Jasir Asani nominohet për çmimin e rëndësishëm

- Bota Sot

Jasir Asani nominohet për çmimin e rëndësishëm

Muaji qershor mund të konsiderohet si muaj i rëndësishëm për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, i cili arriti të realizonte 2 gola dhe dy asiste me skuadrën e Guangju në elitën e futbollit korean.  

Falë formës fantastike, Asani është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit” qershor, teksa në listë janë edhe 3 kandidatë të tjerë.  

Votimi i tifozëve për të zgjedhur protagonistin do të zhvillohet nga data 10 deri në 13. Katër kandidatët u përzgjodhën bazuar në performancat e tyre në raundet 18 deri në 21 të K League 1. 

Asani është golashënuesi më i mirë i ekipit me 6 gola dhe 2 asiste këtë sezon.

Sulmuesi shqiptar u nominua për çmimin Lojtari i Muajit në shkurt 2023, por për fat të keq nuk arriti të zgjidhej, duke humbur ndaj Joo Min-Kyu me 0.39%.



Read it all at Bota Sot