Kievi goditet nga sulmi më masiv ajror: Mijëra dronë dhe raketa lëshohen mbi qytete, ka të vdekur

- Bota Sot

Kievi goditet nga sulmi më masiv ajror: Mijëra dronë dhe raketa lëshohen mbi qytete, ka të vdekur

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka qenë sërish cak i një sulm masiv gjatë natës me dronë rusë, thonë zyrtarët lokalë, me të paktën dy persona të raportuar të vrarë dhe 13 të plagosur, ndërsa zjarre janë ndezur në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan BBC.

Autoritetet në Kiev thonë se mbetjet e një droni goditën çatinë e një ndërtese banimi në distriktin qendror Shevchenkivskyi.

Pamje në rrjetet sociale, ende të pa verifikuara nga BBC, tregojnë shpërthime në qiell gjatë natës, ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore fillojnë të zmbrapsin sulmin. Ushtria e Ukrainës ka paralajmëruar gjithashtu për një kërcënim nga një sulm me raketa balistike.

Ukraina raportoi sulmin ajror më të madh ndonjëherë nga Rusia të martën në mbrëmje, pasi 728 dronë dhe 13 raketa lundrimi ose balistike goditën qytete në të gjithë vendin në disa valë.



Read it all at Bota Sot