Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës
Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari - zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara - një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna.
Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat.
Shumë prej tyre u vranë - në një krim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi si gjenocid në vitin 2007.REL