Në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, Malisheva do të nis rrugëtimin e saj me ballafaqimin kundër skuadrës islandeze, Vikingur, raporton KosovaPress.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi kërkon rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:15.
Ndryshe, Malisheva siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane pasi përfundoi si e treta në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës edicionin e kaluar.