FIFA ka publikuar ranglistën e përditësuar për ekipet kombëtare për muajin korrik, ku Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar një përmirësim të rëndësishëm.
Pas dy fitoreve bindëse në ndeshjet miqësore të zhvilluara në qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” – fillimisht kundër Armenisë (5-2) dhe më pas ndaj Komoreve (4-2) – Dardanët janë ngritur për dy pozita në renditje. Kosova tani mban vendin e 95-të, që është pozita më e lartë në historinë e saj
Në kahun tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një rënie të lehtë në ranglistën globale. Barazimet pa gola ndaj Serbisë dhe 1-1 ndaj Letonisë nuk ishin të mjaftueshme për të ruajtur pozicionin e mëparshëm. Kuqezinjtë kanë humbur dy pozita dhe aktualisht renditen të 68-tët në botë.
Renditja e fundit tregon se rezultatet në miqësore mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin global të ekipeve, veçanërisht për ato që synojnë ngjitjen në hierarkinë ndërkombëtare.