Demiri: Na pret një betejë e madhe, shpresojmë në rezultat pozitiv

- Bota Sot

Demiri: Na pret një betejë e madhe, shpresojmë në rezultat pozitiv

Rabotniçki rikthehet në skenën evropiane pas një pushimi shtatëvjeçar.

Kapiteni Besir Demiri shpreson se skuadra e tij mund të sigurojë një rezultat pozitiv kundër skuadrës bjelloruse, Torpedo-Belazit në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Konferencës.

“Ne jemi përgatitur për këtë që nga dita e parë, kur filluam punën në këtë sezon të ri.

Ekipi është gati për sfidën, ne kemi qëllimin tonë dhe besojmë se do ta arrijmë atë nëse zbatojmë strategjinë e kreut të stafit trajner Bojan Markoski.

Përforcimet e reja janë përshtatur në mënyrë të përkryer, atmosfera është në nivelin më të lartë dhe të gjithë jemi të përqendruar maksimalisht në duelin e parë të nesërm me Torpedo-Belazin. Na pret një betejë e madhe dhe shpresojmë që në fund të ketë një rezultat pozitiv për ne”, tha kapiteni Besir Demiri.



Read it all at Bota Sot