Bellingham do të operohet, 3-4 muaj jashtë fushës së blertë

- Bota Sot

Bellingham do të operohet, 3-4 muaj jashtë fushës së blertë

Jude Bellingham ka vendosur përfundimisht.

Ylli anglez dëshiron t’ju japë fund dhimbjeve që po i ndien qe sa kohë.

Ylli i Real Madridit ka vendosur t’i nënshtrohet një operimi në shpatull, i cili po e mundon jo pak.

Shkaku i angazhimeve me “Los Blancos”, ai e ka shtyrë operimin duke u shëruar përkohësisht, më saktësisht duke i ndalur dhimbjet me ilaçe.

Por tash, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka vendosur që të operohet në shpatull.

Me këtë rast, përfaqësuesi anglez do t’i mungojë Real Madridit 3-4 muaj para se të rikthehet në formën më të mirë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso.

Ai do t’i humbë disa ndeshje të sezonit 2025/26, por nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e priti vetëm përfundimin e eksperiencës në Botërorit të Klubeve për t’u operuar.



Read it all at Bota Sot