Vitinha zbulon se çfarë i tha Modriçit pas ndeshjes

- Bota Sot

Vitinha zbulon se çfarë i tha Modriçit pas ndeshjes

Skuadra e Paris Saint-Germain mposhti 4:0 Real Madridin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Vitinha shkoi te Luka Modriç për ta përqafuar.

Mesfushori i tha diçka dhe këtë e zbulon në intervistën për DAZN-in.

“E falënderova për atë që ka thënë për mua. Është një nder i madh të ndaja fushën me të dhe të luaja kundër tij. Ai është modeli im, një idhull.

Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka kontribuar në futboll”, u shpreh mesfushori portugez

Kujtojmë që PSG-ja në finalen e madhe të kompeticionit të ri të FIFA-s luan ndaj Chelseat.



Read it all at Bota Sot