Modriç ndryshon menjëherë fanellë pas eliminimit nga Botërori

- Bota Sot

Modriç ndryshon menjëherë fanellë pas eliminimit nga Botërori

As koha për tu rikuperuar nga katër shuplakat e marra nga PSG në Kampionatin Botëror për klube me Real Madrid dhe mesfushori kroat Luka Modriç vendos menjëherë të ndryshojë fanellë. Tashmë ai është një lojtar i Milan.

Nënshkrimi me kuqezinjtë ka ndodhur tashmë muajin e kaluar, ndërkohë që detajet zbulojnë një kontratë deri në qershor të vitit 2026 dhe një pagë prej 3.5 milionë eurosh.

Pas disa javësh pushimi, kroati gati 40 vjeç, do të kryejë ekzaminime mjekësore dhe do të bashkohet me shokët e rinj midis fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit.

Modric do të sjellë përvojë te Milan, që në mesfushë humbi Reijnders dhe nuk ka më senatorin Theo në ekip. Allegri do t’i kërkojë Modric të menaxhojë situata të rëndësishme dhe të përhapë një mentalitet fitues që për momentin duket se mungon.

Tare, disa ditë më parë e shenjtëroi Allegri si njeriun e duhur për të rikthyer një frymë fituese te Milan. Me Modric dhe titujt e tij të panumërt nga ana e tij, Max do të jetë në gjendje të luajë në një përzierje përvoje dhe force rinore.

Sezoni i Milan fillon herët, me raundin e parë të Kupës së Italisë, në 17 gusht kundër Bari. Modric do të jetë i disponueshëm për trajnerin një javë pasi kampionati të fillojë me Milano-Cremonese, në 23 gusht.



Read it all at Bota Sot