Pajaziti është trajneri i ri i Kukësit

- Bota Sot

Pajaziti është trajneri i ri i Kukësit

Me largimin e trajnerit Fatjon Tafaj, pankina e Kukësit mbeti bosh. Gjithsesi, drejtuesit nuk kanë vonuar, pasi shumë shpejt e kanë gjetur “timonierin” e ri, që do të drejtojë verilindorët në sezonin 2025-2026.

“Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një trajner, që e njeh mirë Kategorinë e Parë, pasi ka qenë në detyrë edhe në sezonin e fundit, ku udhëhoqi Apoloninë.

Drejtimin e skuadrës fierake, 52-vjeçari nga Tërnovci, e mori më 25 shtator 2024 dhe e la më 19 mars 2025. Tani hapet një kapitull i ri për trajnerin Pajaziti, të cilit i del për detyrë që të kthejë identitetin e Kukësit, i cili për gati 12 sezone luftoi për trofe në Kategorinë Superiore.

Sezoni i fundit ka qenë plot vuajtje për verilindorët, ku siç dihet ekipi u grumbullua një javë para nisjes së kampionatit dhe mbijetesa u arrit pas fitores në ndeshjen shtesë, në “play out”, në të cilën mundën Orikun me golin Redon Danajt.

Me emërimin e trajnerit të ri, Sedat Pajaziti, gjasat janë që Kukësi të nisë shumë shpejt punën. Vlen për t’u theksuar se ndryshe nga shumë ekipe të tjera të Kategorisë së Parë, Kukësi i ka vijuar përgatitjet deri në fund të muajt maj.



Read it all at Bota Sot