Courtois: Humbja një goditje e rëndë, kemi se çfarë të përmirësojmë

- Bota Sot

Courtois: Humbja një goditje e rëndë, kemi se çfarë të përmirësojmë

Sezoni zhgënjyes i Real Madrid u mbyll dje me eliminimin nga gjysmëfinalet e Kupës së Botës për klube. “Los blancos” u mundën 0-4 nga kampionët e Europës, në një ndeshje të dobët, kryesisht në pjesën e parë.

“Në këtë ndeshje nuk bëmë presing ashtu si duhet, si një ekip“, nis analizën e tij portieri belg Thibaut Courtois.

Ai nuk i kursen kritikat ndaj vetes dhe skuadrës për këtë humbje të rëndë.

“Ne nuk kemi ndjekur planin e trajnerit Xabi Alonso dhe të dy gabimet në fillim na dënuan.

Është një humbje shumë e vështirë për t’u pranuar”, shtoi më tej Courtois.

Në fund, portieri i Real Madrid, komentoi: “Kjo mund të jetë një goditje e rëndë për momentin, por mund të kthehet në një leksion të dobishëm për të ardhmen. Një mundësi për të korrigjuar gabimet. E dimë se ne kemi ende shumë punë për të bërë“.



Read it all at Bota Sot