Bajerni dhe Shtutgarti po përplasen për transferimin e Nik Voltemade.
Sulmuesi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Bajernin, por Shtutgart kërkon rreth 80 milionë euro për kartonin e tij, pasi ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Tani, drejtori sportiv i Stuttgart, Fabian Uohlgemuth, ka dhënë një deklaratë publike kontroverse mbi situatën e Voltemade: “Ne kemi firmosur një marrëveshje afatgjatë me Nik pothuajse një vit e gjysmë më parë. Ajo është ende në fuqi.
Prandaj presim që Nik të luajë me ne sezonin e ardhshëm dhe të tregojë cilësitë e tij”, tha ai. Mesazhi i tij është i qartë: “Voltemade qëndron në Shtutgart”.
Voltemade në fakt ka shprehur qartë dëshirën për të kaluar te Bajerni, por negociatat mes Shtutgartit dhe Bajernit janë bllokuar së fundmi.