Futbollisti i Chelseat Pedro Neto: Do ta bëjë këtë për Diogo Jotan!

- Bota Sot

Futbollisti i Chelseat Pedro Neto: Do ta bëjë këtë për Diogo Jotan!

Skuadra e Chelseat do të luajë ndaj Paris Saint-Germain, ndeshjen finale të Kupës së Botës për Klube.

Sulmuesi portugez, Pedro Neto – i cili po kalon në superformë, ka folur për këtë finale dhe shpreson që klubi i tij të fitoj trofeun.

Ai po ashtu foli edhe për vdekjen e Diogo Jotas, shokut të tij.

“Ka qenë shumë e vështirë këto ditë. Dua vetëm të lë këtë mesazh, që kjo finale është për të dhe vëllain e tij. Ishte shumë e vështirë për mua dhe s’mund të flas shumë.

Shpresoj që do ta bëjë për të…”, u shpreh Pedro Neto

Kujtojmë se finalja e madhe zhvillohet të dielën nga ora 21:00.



Read it all at Bota Sot