Ndryshon plotësisht situata e mesfushorit

- Bota Sot

Ndryshon plotësisht situata e mesfushorit

Ndryshon plotësisht situata e Hakan Çalhanollu te Interi. Shkak është bërë takimi i drejtuesve zikaltër me ata të Gallatasarajt një natë më parë.

Ajo që duhej të ishte mbledhja për transferimin e tij, u mbyll pa shtrëngim duarsh.

Sipas mediave italiane, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket shifrave për transferimin e mesfushorit turk. Ndaj drejtuesit e Gallatasarajt kanë mbyllur takimin pa lënë hapësira për rifillimin e bisedave për negociata të tjera.

Një sinjal i qartë i tërheqjes.

Si rrjedhojë, Çalhanollu mbetet pjesë e Interit dhe nuk duket se do të largohet, të paktën gjatë kësaj vere.

Tani është në dorën e Interit të rregullojë sa më parë marrëdhëniet me turkun, pas polemikave që shpërthyen pas Botërorit të Klubeve ku ai u akuzua në mënyrë direkte se kishet shfaqur shenjat e dëshirës për t’u larguar nga skuadra. Rregullimi i marrëdhënieve me të, për ta bërë pjesë kryesore të planeve të Kivu, do të jetë objektivi i zikaltërve në ditët në vijim.



Read it all at Bota Sot