“Unë filmova gjithçka, kam kaluar aty sapo ndodhi aksidenti dhe u mundova të jepja ndihmën time, por ishte vonë. E kam ndërgjegjen e pastër.
Nuk e dija se kush ishte brenda asaj veture atë natë. Ngushëllime familjarëve”.
Në dëshminë e tij, Jose Azevedo, shoferii i kampionit që i dha ndihmën e parë Jota-s dhe të vëllait, në aksidentin që u kushtoi jetën futbollistëve, rrëfen se vetura e tyre nuk ishte me shpejtësi.
Versioni i shoferit nuk përkon me raportin paraprak të policisë së zonës, sipas të cilit vetura ka qenë me shpejtësi edhe pse dinamika e aksidentit do të mësohet e plotë në momentin kur ekspertët të mbarojnë së ekzaminuari gomat e veturës.