Pas humbjes tronditëse nga PSG-ja, Perez e Alonso po e përgatisin një revolucion tek Reali

- Bota Sot

Pas humbjes tronditëse nga PSG-ja, Perez e Alonso po e përgatisin një revolucion tek Reali

Real Madridi e mbylli në mënyrën më të dobët të mundshme sezonin që do të mbetet në memorie si njëra prej epokave të fundit më dëshpëruese.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, “Los Blancos” humbën 0:4 nga Paris Saint-Germaini i Luis Enriques në Botërorin e Klubeve.

Një humbje në sytë e një bote të tërë, në atë që do të duhej të ishte skenari perfekt për ta ringritur imazhin madrilen.

Ndonëse dukej se “Mbretërit” po ngriteshin, gabimet e mbrëmshme fatale të mbrojtësve, sidomos të Asensios e Rudigerit”, kanë bërë që madrilenët të mendojnë për reagim.

Falë pritjeve të portierit Thibaut Courtois, Reali shpëtoi pa pësuar debakël edhe më të thellë.

E për të mos ndodhur kjo më, presidenti Florentino Perez dhe trajneri Xabi Alonso po mendojnë ta bëjnë një revolucion në ekip, në prag të sezonit të ri.

Përforcimet e bëra deri tash duket se janë të pamjaftueshme dhe është evidente që Reali ka nevojë për një rikonstruktim të thellë.

Trajnerit të ri i nevojitet kohë për ta transmetuar vizionin e tij dhe klubi duhet të reagojë, i vetëdijshëm se rruga për ta rikthyer epitetin e ekipit më të fortë duket se është mjaft e gjatë.

Afati kalimtar i verës do të jetë mundësia më e mirë për ta ndërruar faqen, me një revolucion të fortë e të vertëtë që pritet të vijë.



Read it all at Bota Sot