Sulmuesi shqiptar drejt huazimit te skuadra e…

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar drejt huazimit te skuadra e…

Skuadra e Karrareses, e cila arriti të mbijetonte në Serinë B italiane, është duke menduar për merkaton e verës, teksa në “radarët” e klubit italian së fundmi ka përfunduar futbollisti shqiptar, Kleis Bozhanaj.

“Tuttomercatoweb”, bën me dije se Karrarese po negocion me Modenën për huazimin e shqiptarit, i cili e njeh mjaft mirë ambientin, pasi në sezonin 2022-2023 ka qenë pjesë e Karrereses.  

Qëllimi i klubit,  është ta përshpejtojë operacionin sa më shpejt të jetë e mundur, për ta parë lojtarin shqiptar përsëri në fushë. 

Bozhanaj në total numëron 48 ndeshje në Serinë B, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.



Read it all at Bota Sot