Alidema akord me klubin e Superligës së Kosovës

- Bota Sot

Alidema akord me klubin e Superligës së Kosovës

Festim Alidema ishte një nga protagonistët e Pogradecit në pjesën e dytë të sezonit të fundit, ku liqenorët mbeten 90 minuta larg ngjitjes në Superiore. Në përfundim të sezonit 2024-2025, Alidema dhe Pogradeci ndanë rrugët.

Por, me sa duket, 27-vjeçari e ka gjetur destinacionin e ri për të vijuar karrierën, gjë të cilën pritet që ta ushtrojë në Superligën e Kosovës.

Mediat kosovare e quajnë punë të kryer kalimin e sulmuesit Festim Alidema te KF Drenica. Pra, pas largimit nga Pogradeci që militon në Kategorinë e Parë në Shqipëri, sulmuesi anësor do të bashkohet me skuadrën nga Skenderaj, që drejtohet nga trajneri Bylbyl Sokoli.

Bëhet fjalë për një rikthim në futbollin kosovar, pasi më herët 27-vjeçari ka luajtur me Vllazninë e Pozheranit, Llapin dhe Dritën. Ai ka fituar edhe dy trofe në Kosovë si pjesë e Llapit, një Kupë dhe një Superkupë. Alidema shikohet si përforcim i rëndësishëm për Drenicën në sezonin e ri..



Read it all at Bota Sot