Ardit Hoxhaj është futbollisti më i ri i ekipit të Lushnjës.
Sulmuesi i cili mbylli aventurën e tij me Flamurtarin, ka vendosur që të nisë një të re me skuadrën e Lushnjës.
Hoxhaj ka firmosur me lushnjarët një kontratë 1-vjeçare, por ka opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit. Kujtojmë se 31-vjeçari ka mjaft eksperiencë, teksa ka fituar 3 Kupa të Shqipërisë dhe 1 titull kampion në Kategorinë e Parë.
Sulmuesi i krahut të majtë ka një karrierë të pasur në Shqipëri. Ardit Hoxhaj ka luajtur për ekipe si Flamurtari, Himara, Bylis, Skënderbeu, Korabi, Luftëtari, Vllaznia dhe Elbasani.