Shpreson të rikthejë Kukësin aty ku ka vendin

- Bota Sot

Shpreson të rikthejë Kukësin aty ku ka vendin

Klubi i Kukësit ka nisur të rimëkëmbet. Ditën e sotme, verilindorët kanë prezantuar Drejtorin e Përgjithshëm të klubit. Ai që do të mbajë këtë pozicion te Kukësi, do të jetë Kristi Çela.

"Është kënaqësi për mua të jem pjesë e një prej klubeve që ka shkruar histori në futbollin shqiptar.

Shpresoj që së bashku me tifozët e komunitetin, të rikthejmë ekipin e Kukësit aty ku ka vendin, duke bashkëpunuar me bizneset e Kukësit, brenda ose jashtë trojeve shqiptare", ishin fjalët e Çelës.

Kujtojmë që Kukësi po kalon një moment shumë të vështirë momentalisht.

Në sezonin që lamë pas i shpëtuan “tragjedisë”, rënies në Kategorinë e Dytë, teksa në sezonin e ardhshëm do të kërkojnë përmirësimin.



Read it all at Bota Sot