Enrique mbështet yllin e skuadrës

- Bota Sot

Enrique mbështet yllin e skuadrës

Luis Enrique e ka mbështetur Ousmane Dembelen për Topin e Artë 2025 pas fitores ndaj Real Madridit në Kupën e Botës për Klube.

Dembele ka dhuruar edhe një super paraqitje në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj Real Madridit, duke qenë i pakapshëm me një gol dhe një asistim.

Paraqitjet e tij brilante në super sezonin e PSG-së, të cilët kanë fituar çdo trofe deri tani, kanë bërë që Dembele të llogaritet si njëri nga kandidatët kryesor për të fituar çmimin e madh individual, Topin e Artë.

Kur u pyet për perspektivat e yllit të PSG-së për Topin e Artë, trajneri Enrique tha se ai meriton të fitojë ‘gjithçka’.

“Është hera e parë që mund të mbështetemi tek ai si titullar; ai është një lojtar si çdo tjetër”, ka thënë fillimisht trajneri i PSG-së.

“Ai po e gjen formën e tij; mendoj se është lojtari më i mirë këtë sezon, madje deri tani. Ai meriton të fitojë gjithçka; ai ka dhënë gjithçka për ekipin”, përfundoi Enrique.



Read it all at Bota Sot