Edhe pse Bayern po vuan të gjejë një sulmues krahu, sidomos pas refuzimeve nga Florian Wirtz dhe Nico Williams, në Mynih kanë nisur të heqin disa emra alternativë nga lista.
Mediat gjermane zbulojnë se Bayern është tërhequr nga lojtari i Liverpool, Cody Gakpo.
Arsyeja është shifra që klubi anglez kërkon për të, 70 mln euro.
Rekordmenët e Bundesligës mendojnë se sulmuesi holandez nuk vlen aq shumë. Kjo është arsyeja pse emri i tij është hequr nga lista e kandidatëve për merkaton e sulmit.