Sancho kërkon transferimin te Juventusi,

- Bota Sot

Sancho kërkon transferimin te Juventusi,

Me hapa të vegjël, Jadon Sancho po afrohet gjithnjë e më shumë te Juventus.

Sipas asaj që raporton La Stampa, kthesa ka ardhur pasi lojtari anglez ka vendosur të vendosë projektin e “Zonjës së Vjetër” në krye të prioriteteve të tij, edhe pse ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare për pagën.

Ish-lojtari i Chelsea-t ka ulur kërkesat fillestare për pagë, por tani i takon Comolli-t të afrohet sa më shumë me shifrën prej 8 milionë eurosh që kërkon lojtari. Po i njëjti Comolli, sipas burimeve, pritet që në ditët në vijim të paraqesë ofertën zyrtare te Manchester United për kartonin e Sancho-s: dy klubet kanë një marrëveshje të afërt me shifrën prej rreth 24 milionë euro.

Sancho duket i bindur nga projekti i Juventusit, i cili për të përfaqëson një mundësi për t’u rilançuar pas një sezoni të vështirë. Në 31 ndeshje në Premier League ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 5 asistime, ndërsa në Conference League ka realizuar 2 gola dhe 5 asistime në 8 ndeshje. Për këtë arsye, ai ka lënë pas çdo tjetër klub që e dëshiron, përfshirë Dortmundin, dhe është shprehur i gatshëm të ulë pagën.



Read it all at Bota Sot