Osimhen drejt largimit

- Bota Sot

Osimhen drejt largimit

Në një deklaratë të fundit, zëvendëspresidenti i Gallatasarajit, konfirmoi se klubi turk ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin nigerian të Napolit, Viktor Osimhen, dhe pritet që marrëveshja të finalizohet brenda 48 orëve të ardhshme.

Osimhen, i cili luajti sezonin e kaluar me huazim te Gallatasaraji, është në qendër të negociatave mes klubit të Stambollit dhe Napolit.

Gallatasaraj ishte më parë i kufizuar nga oferta prej 60 milionë eurosh, por tashmë situata ka ndryshuar dhe klubi është gati të përmbushë kërkesën prej 75 milionë eurosh të Napolit për transferimin e plotë të sulmuesit.

Një nga çështjet që mbetet për t’u zgjidhur, është mënyra e pagesës. Gallatasaraj ka kërkuar të bëjë pagesën në pesë këste.



Read it all at Bota Sot