Publikohen formacionet zyrtare të Nome Kalju-Partizani!
Rrugëtimi i Partizanit në Ligën e Konferencës nis në Estoni ku skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega do të luajë përballë vendasve të Nome Kalju.
Të kuqtë kanë pësuar shumë ndryshime gjatë verës, gjë që ka bërë që trajneri Gega të bëjë lëvizje në formacion duke vendosur titullarë emra si Martinez,
Malaj e Garsia. Ndërkohë, trajneri ka vendosur t’i besojë “bastit” të tij të sezonit të kaluar duke aktivizuar Saliu Sembene në mesfushë, ndërsa ka kthyer Mehmetin në qendër të mbrojtjes.